Befason Verratti, përkrahë rikthimin e Neymar tek Barcelona

Gjatë gjithë verës, Neymar është përfolur se do të kthehet tek Barcelona, me skuadrën e PSG që vazhdimisht pengon këtë proces.

Disa raportime thonë se në javën e parë të muajit gusht do të kryhet rikthimi. Për këtë çështje është pyetur edhe Marco Verratti, shok skuadre i Neymar tek PSG, dhe përgjigja e tij ishte mjaft befasuese.

“Kur një lojtar dëshiron të largohet, skuadra duhet ta lejojë atë, sipas kushteve të vendosura nga skuadra, sigurisht” ka thënë fillimisht Verratti për ‘Goal’.

“Por, nuk mund ta mbash një lojtar që dëshiron të largohet. Sigurisht, do të isha i mërzitur nëse ai shkon” ka thënë ndër të tjerash italiani.

Barcelona kanë qenë të gatshëm të ofrojnë dy lojtarë plus 100 milionë euro të gatshme, për rikthimin e Neymar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here