E bujshme, ish-mbrojtësi i Juves dhe Junajtid mbyll karrierën: Unë, lider dhe arrogant. Tani do bëj… trajnerin

Ndeshjen e fundit e ka luajtur më 5 maj të vitit 2018. Vetëm një minutë në fushë me fanellën e Uest Hemit, ndaj Lestërit. Më pas, ndalesë.

evra

Patris Evra nuk luan më në fushat e blerta, prej një kohe të gjaë, dhe vetëm ditën e sotme, ka deklaruar se do i japë fund me futbollin e luajtur. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, francezi deklaroi se tashmë do të bëjë rolin e trajnerit, dhe nuk do jetë më një futbollist. Diçka e çuditshme, për një karakter social si Evra, të mos përshëndetet vetë, për herë të fundit me tifozët.

evra

“E kam mbyllur. Karriera ime mund të quhet zyrtarisht që ka përfunduar. Çfarë do bëj tani? E thjeshtë. Do bëj trajnerin. Si Ferguson. Sër Aleks ka qenë si një baba për mua. Më ka pranuar gjithmonë për atë që jam. Ndonjëherë si lider, ndonjëherë edhe arrogant në ekip. Për një vit e gjysmë, besoj se do jem gati të drejtoj një ekip” – u shpreh Evra.

evra

Francezi e ka nisur karrierën si profesionist në Itali, tek klubi i Marsalas, në vitin 1998-99. 20 vite në futboll, ku 8 e gjysmë i ka kaluar me Mançester Junajtid, e ka fituar çdo gjë. 5 Premier League, një Champions, një Botëror klubesh e shumë kupa të tjera.

Në Itali u transferua sërish në fund të karrierës, me Juventusin. Siç shprehet, ato kanë qenë kohë të vështira për të: “3 muajt e parë në Itali, kam qenë në depresion. Gjithmonë i inatosur me të gjithë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here