Habit ish-bomberi i Interit: Zikaltrit pa sulmues? Unë e Ronaldo jemi gjithmonë gati

Kristian Vieri është gjithmonë i gatshëm që të flasë për futbollin italian, sidomos për Interin.

Në përfundim të turneut “Bobo Summer Cup” që ai zhvillon çdo vit për bamirësi, ish-bomberi zikaltër, i pyetur mbi vështirësitë që po hasin drejtuesit milanezë për të gjetur një sulmues për sezonin e ardhshëm, Vieri e merr me ironi.

“Unë jam i bindur që Marota dhe të gjithë drejtuesit e tjerë të Interit po punojnë bindshëm që të afrojnë për sezonin e ardhshëm një sulmues të madh. Por nëse duan një këshillë, unë njoh dy sulmues që janë pa kontratë: i pari është Vieri, unë domethënë, dhe tjetri është Ronaldo. Prandaj, nëse duan, i ftoj që të nisin bisedimet dhe të na bindin, ndonëse jemi që të dy paksa mbipeshë. Por nëse duam, për Interin vijmë menjëherë në formë, – qesh Vieri. – Gjithsesi, duke i lënë mënjanë shakatë, merkato është ende shumë e gjatë dhe Konte, Marota dhe të gjithë të tjerët do të dinë t’i bëjnë gjërat siç duhet në fund”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here