“Karta rezervë” nga Franca, Interi ka gati një plan tjetër nëse nuk arrihet Lukaku

Interi ka dalë hapur duke nënvizuar se Romelu Lukaku dhe Edin Xheko janë dy objektivat e tyre kryesorë dhe bisedimet vazhdojnë, këmbëngulja është e madhe, por ndërkohë me një mjeshtër të merkatos si Xhuzepe Marota, media franceze paralajmëron edhe goditjen surprizë, ose të paktën atë që mund të “asi nën mëngë” i administratorit të deleguar dhe liderit të merkatos milaneze.

Kur të gjithë duket të përqendruar te dy emrat e sipërpërmendur, “L’Equipe” nënvizon se Edinson Kavani mund të jetë goditja surprizë e zikaltërve. Sulmuesi uruguaian, edhe pse sivjet mund ta ketë nisur më i qetë sesa në të kaluarën fazën përgatitore me PSGnë, duke parë gjithçka negative që po rrethon shokun e “urryer” të skuadrës, Nejmarin, gjithsesi vështirësitë që braziliani të lërë Parisin janë shumë të mëdha dhe ndoshta mund të ketë ardhur koha që të jetë Kavani ai që të ndërrojë ambient, duke u rikthyer në Serinë A.

 

PSG-ja nuk e ka konsideruar asnjëherë si të pashitshëm amerikano-jugorin që paguhet 12 milionë euro në vit në klubin me seli nën kullën “Eiffel”. Por për 32-vjeçarin edhe pretendimi i tyre prej 50 milionë eurosh mund të përgjysmohet në fund të sezonit të ardhshëm (do të jetë në skadencë kontrate), prandaj pse jo, në rast se Interi futet në bisedime, ndoshta do të arrinte më lehtë te Kavani sesa te Romelu Lukaku, që Junajtid e vlerëson 90 milionë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here