Roma gjithnjë e më afër Elseid Hysaj

Hysaj pritet të ndërrojë skuadër gjatë kësaj vere, por duket se lojtari shqiptar do të qëndrojë brenda kufijve të Italisë.

Shërbimet e mbrojtësit të krahut tashmë i kërkon skuadra e Romës, e cila e sheh atë si zëvendësues të Karsdorp.

Napoli janë të gatshëm të heqin dorë nga kartoni i shqiptarit për 20 milionë euro, e për të arritur këtë shumë, Roma duhet të shes Karsdorp.

Ardhja e Giovanni Di Lorenzo ka bërë që shqiptari të kërkojë skuadër të re, pasi nuk pritet të jetë pjesë e planeve të Ancelotti.

Mbetet të shihet nëse gjatë këtyre ditëve do të finalizohet marrëveshja për transferimin e Hysaj në kryeqytetin e Italisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here