Bombë: Mourinho rikthehet në La Liga, por jo te Reali

Klubi spanjoll Valencia është në krizë dhe kryesia e klubit po përballet me vështirësi.

Pronari i Valencias nga Singapori Peter Lim, ka kërkuar më tepër përforcime në klub, ndërsa kjo nuk i ka pëlqyer drejtorit Mateo Alemana, i cili menjëherë paralajmëroi largim.

Ky veprim mund të shkaktojë domino efekt dhe nga klubi të largohet edhe trajneri Marcelinho.

Drejtuesit kanë piketuar pasuesin e Marcelinos dhe bëhet fjalë për Jose Mourinhon.

Portugezi raportohet se është i gatshëm të rikthehet në Spanjë. Pronari i Valencias, Peter Lim është mik me agjentin portugez Jorge Mendes dhe i ka garantuar atij buxhet për përforcime në rast se Mourinho merr drejtimin e skuadrës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here