Gara për Scudetto: Insigne zbulon avantazhet e Napolit ndaj Juventusit

Ylli i Napoli-t, Lorenzo Insigne, ka folur për luftën e ardhshme për tiullin në Serinë A dhe për merkaton në një intervistë të dhënë për “Corriere dello Sport”.

“Ne, anti-Juventus-i? Ata kanë ndryshuar trajner dhe unë mendoj se Napoli, që ka akoma Ancelotti-n, niset në avantazh për këtë arsye. Do të shtoja edhe se disa prej nesh luajnë prej një kohe të gjatë bashkë. Mendoj se mund të themi se jemi më afër Juventus-it”.

“James, Pepè e Icardi? Nuk më takon mua të flas për merkaton. Besoj se tifozët presin ndonjë ndërhyrje, por duhet të jenë të qetë dhe gjithmonë afër skuadrës. Edhe nëse do të mbetemi këta që jemi, do të dimë të bëjmë gjëra të mëdha”, ka thënë Insigne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here