Manchester United ka gjetur pasuesin e Pogbas, zyrtarizimi çështje kohe…

Manchester United është një hap larg afrimit të mesfushorit Bruno Fernandes.

Mesfushori i Sporting Lisbonës pritet të largohet nga Portugalia për të kaluar në Angli. Sezoni i fundit ka bindur trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, pasi e ka mbyllur me 20 gola në 33 ndeshje të luajtura.

Ai shihet si zëvendësuesi ideal i Pogbasë dhe marrëveshja është thuajse e arritur. Problemi i vetëm qëndron te klubi i Sportingut, pasi duan të kenë në dispozicion mesfushorin deri të dielën kur luhet dhe Superkupa e Portugalisë ndaj Benficas.

Drejtuesit e klubit janë dakord ta shesin, por kërkojnë tolerancë nga anglezët të paktën deri të dielën, që Fernandes të luajë dhe ndeshjen e fundit me ekipin e Sportingut. Mbetet për t’u parë se si klubet do ta arrijnë marrëveshjen…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here