Merr fund aventura, Feronikeli mposhtet nga Slavia dhe eleminohet nga Europa League

Feronikeli ka pësuar humbje me rezultat 2-0 në stadiumin Fadil Vokrri në kuadër të Ligës së Evropës përball Slovan Bratislavës.

Djelmoshat e Zekirja Ramadanit, zhvilluan një ndeshje të njëjtë sikurse në Sllovaki, sidomos në pjesën e parë, duke tentuar të përfitojnë nga gabimet e kundërshtarit.

Yll Hoxha rrezikoi i pari, por që goditja e tij e fuqishme u prit nga portieri. Goli erdhi në minutën e 19-të kur De Marco i gjend mirë në zonë dhe me kokë tundi portën.

Rastin më të mirë për Feronikelin e kishte Kastriot Rexha, por që gjuajtja e tij nuk e gjeti rrjetën. Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë me të parë.

Sllovakët shënuan në minutën e 54-të me Holman, që me një gjuajte të fuqishme në zonë, tundi rrjetën e Smakiqit.

Feronikeli nuk mundi të bëjë më shumë në pjesën e dytë, duke e mbyllur merezultat 2-0, të përgjithshëm 4-1, aventurën e tyre evropiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here