Monaco dëshiron Mustafin, Arsenal i vendos çmimin

L’Equipe raporton se Monaco është tejet e interesuar për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar në këtë afat kalimtar.

‘Topçinjët’ kanë vendosur ta lirojnë Mustafin vetëm nëse në tavolinë vije oferta prej 30 milionë eurove, që mund të jetë problem për ekipin francez.

Megjithatë, 27-vjeçari e sheh të ardhmen larg Emirates, sidomos pas fishkëllimave të fundit që ka marrë nga tifozët.

Përveç në ndeshjet e kampionatit, Mustafi ka filluar të fishkëllehet edhe në ato para-sezonale, ndaj Lyon të dielën.

Ish-reprezentuesi gjerman njihet për gabimet e tij të shumta, çka ka irrituar tifozët e Arsenalit që po kërkojnë vazhdimisht largimin e tij.

Tashmë duhet të pritet për një marrëveshje mes dy klubeve, që Mustafi të vazhdoj karrierën në Principatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here