Nainggolan mbetet në Serie A, belgu transferohet te një tjetër klub i njohur!

Përveç Mauro Icardit, Radja Nainggolan është një tjetër futbollist i Interit që nuk bën pjesë në planet e skuadrës dhe që duhet të gjejë një tjetër ekip për të vazhduar karrierën e tij.

Mesfushori belg po stërvitet nën urdhrat e Antonio Contes dhe u ka bërë të qartë drejtuesve se do të donte të mbetej në Itali, por deri tani ofertat në drejtim të tij kanë munguar.

Megjithatë në orët e fundit është futur në garë Fiorentina, që është gati të kënaqë belgun dhe ta vërë në dispozicion të Montellës për sezonin e ri.

Klubi vjollcë ka nisur kontaktet e para me drejtuesit e Interit, ndërsa pritet të merret paraprakisht edhe miratimi i vetë Nainggolan për një transferim të mundshëm në Firenze.

Negociatat janë në frazën fillestare, por pasi mbajti në skuadër Federico Chiesën, Rocco Commisso kërkon t’i sjellë Montellës një mesfushor me peshë, që të synojë një vend në zonat europiane nga sezoni i ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here