Të gjithë në pritje të Lukakut, Inter transferon një tjetër sulmues për 40 milionë euro!

Inter dhe Eintracht Frankfurt kanë hedhur hapa të tjerë të negocimit të tyre, për kalimin e Ante Rebic në Milano.

Prej një muaj e gjysmë ka patur një shkëndijë për sulmuesin kroat tek Interi, por pistat e tjera e kishin zbehur. Tani që shumë emra që dëshironin nuk po i arrijnë për shkak të çmimit të lartë, Rebic është kthyer në alternativë të rëndësishme dhe zikaltrit janë gati të shpenzojnë për një lojtar, që mund të luajë në çdo pozicion në sulm.

Për të lënë të lirë 25-vjeçarin, Frankfurt kërkon 40 milionë euro, një shifër e konsiderueshme, por edhe reale për një lojtar që ka treguar se di të shënojë dhe të mbulojë shumë role në fushë, gjë që plotëson edhe idetë e trajnerit Conte.

Ky operacion nuk ka ndikim tek afrimi i Lukaku, sepse Rebic nuk konsiderohet një sulmues pykë dhe tratativa me Manchester United për belgun do të vijojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here