Dybala i vë kusht Unitedit për transferimin e tij

Ylli argjentinas ka bërë një kërkesë interesante nëse ‘Djajtë e Kuq’ dëshirojnë ta kenë në skuadër për sezonin e ardhshëm, raportojnë mediat angleze.

Dybala ka kërkuar që të paguhet 375 mijë euro në javë në mënyrë që lëvizja e tij në ‘Old Trafford’ të mbyllet sa më shpejtë.

25-vjeçari do të shkëmbehet me sulmuesin Romelu Lukaku, por kushtet personale dhe jo vetëm po e pengojnë finalizimin e këtij transferimi.

Në rast se i plotësohet dëshira, Dybala do të bëhej një nga lojtarët më të paguar në Premierligë bashkë me Mesut Ozil.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here