Milan mbetet duarbosh, gjiganti spanjoll rrëmben Correan

Milani thuhet se ka rifilluar bisedimet për sulmuesin e Atletico Madridit, Angel Correa, por Valencia është gjithashtu e gatshme të hidhet në sulm për lojtarin.

Correa dukej i vendosur për të kaluar te Milani, por dështimi i transferimit të propozuar të Andre Silva në Monaco i detyroi kuqezinjtë të përqendroheshin në shitjen e Patrick Cutrone dhe ta zëvendësojnë atë me Rafael Leao.

Sidoqoftë, Sky Sport Italia tani pretendon se negociatat janë duke u zhvilluar në mes të Rossonerëve dhe Atleticos, por ende nuk ka marrëveshje rreth çmimit.

Spanjollët duan 50 milionë euro për 24-vjeçarin, ndërsa ekipi nga San Siro janë vetëm të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro dhe disa tjera bonuse.

Megjithatë, tani gjërat janë vështirësuar për klubin italian pasi tani kanë konkurrencë për transferimin e Correas.

Sky Sport Italia shton se lojtari po flet edhe me Valencian, të cilët kanë një kartë më shumë se Milani, janë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here