Milan zyrtarizon Leaon, zbulohen detajet

Milan ka zyrtarizuar blerjen e Rafael Alexandrfe da Conceicao Leao nga skuadra e Lille për 25 milionë euro dhe kartonin e Tiago Djalo, që vlerësohet 5 milionë euro.

Sulmuesi portugez ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me kuqezinjtë nga e cila do t ë përfitojë 2 milionë euro në sezon.

I lindur në Almada, Portugali, më 10 qershor të 1999-ës, Rafael Leao është rritur si futbollist te Sporting Lisbone, skuadër me të cilën ka debutuar në 2017-ën, duke fituar Kupën e Portugalisë.

Në verën e 2018-ës është transferuar te Lille, ku ka realizuar 8 gola në 26 ndeshje. Ka veshur fanellat e të gjithë ekipeve të moshave të Portugalisë, duke filluar nga Under 16 deri te Under 21, dhe ka fituar Europianin në 2016-ën me përfaqësuesen Under 17.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here