United ofron shifrën rekorde, Maguire pranë transferimit në Old Trafford

Mediat angleze raportojnë se Manchester United ka ofruar një shifër rekorde për Harry Maguire dhe se ky i fundit është shumë pranë transferimit në Old Trafford.

Maguire nuk u është stërvitur me Leicester për dy ditë dhe është i dëshpëruar me drejtuesit e klubit, të cilët nuk po e shesin atë te United.

Mediat angleze raportojnë se United ka dërguar ofertën prej 80 milionë paundëve dhe se Leicester është i gatshëm ta pranojë.

Maguire pret që klubet të arrijnë marrëveshje dhe ditëve në vijim të udhëtojë drejt Manchesterit për të firmosur me Djajtë e Kuq.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here