Chelsea nxjerr në shitje Bakayokon, tri klube të interesuara për francezin

Tiemoue Bakayoko është rikthyer te Chelsea pas një viti huazim te Milani.

Mesfushori francez pati paraqitje mjaftë të mira te Milani, por Rossonerët nuk do ta blejnë kartonin e tij.

Trajneri Giampaolo nuk e preferon francezin në mesfushë, kësisoj që Bakayoko po shikon tjera mundësi.

Frank Lampard gjithashtu nuk e dëshiron atë te Chelsea dhe klubin londinez i ka vendosur çmimin e largimit.

Chelsea po kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë francezin.

Everton, Newcastle United dhe Olympique Marseille janë ekipet që kanë bërë oferta, ndërsa tani i mbetet lojtarit të vendos se ku do ta vazhdoj karrierën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here