E konfirmuar: Donny van de Beek lojtari i ri i Realit

Mediat spanjolle paralajmëruan transferimin e van de Beek te Reali, ndërsa tani konfirmimi ka ardhur nga holanda.

Mbretërit ishin në kërkim të një mesfushori cilësorë dhe në listën e Zidane ishte pikërisht Donny van de Beek.

22-vjeçari pati një sezon të shkëlqyer te Ajaxi dhe me paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve tërhoqi vëmendjen e gjigantëve europian.

Marca, raporton se Reali ka arritur marrëveshje me Ajax për transferimin e van de Beek për shifrën e 60 miliona eurove.

Largimin e van de Beek nga Ajaxi e ka konfirmuar edhe trajneri i Ajax Eric ten Hag.

“Kemi bërë të pamundurën për ta mbajtur atë në skuadër. Por kur merrni një ofertë nga një klub i tillë, nuk mund ta refuzoni”, ka deklaruar ten Hag.

Marca shkruan se transferimi i van de Beek nuk e përjashton mundësinë e transferimit të Pogba.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here