Merr fund aventura, Nainggolan largohet nga Interi

Radja Nainggolan është gjithmonë e më pranë rikthimit te Cagliari.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, klubi i Interit ka dhënë “ok” përfundimtare për huazimin e belgut në Sardenjë. Të hënën do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të hedhë firmën.

Pritet që Nainggolan të përfitojë rreth 3 mln euro për një sezon te skuadra ku edhe shpërtheu si futbollist. Një lëvizje kjo e zikaltërve që lë të gjithë me gojëhapur, duke qenë se mund t’i duhej si alternativë në mesfushë.

Sakaq, “ok” ka ardhur nga Kina, ku pronarët e Suning nuk kanë refuzuar këtë kërkesë të bërë nga presidenti i Cagliarit. Tifozët zikaltër, ndërkohë, janë revoltuar shumë, duke ditur se për të shitur Barella, u desh thuajse 1 muaj dhe asnjë skonto nga ana e ekipit sard.  Sakaq, Interi do t’i paguajë rrogën deri në shtator, pastaj Cagliari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here