Nuk transferuan Lukakun: Drejtuesit e Interit kanë gati dy ‘dhurata’ për Conten

Që nga ardhja e Contes te Interi, dëshira e tij më e madhe ishte transferimi i Romelu Lukakut.

Inter dhe United kishin nisur bisedimet, ndërsa belgu kishte shprehur dëshirën për tu transferuar në Meazza, por dy klubet nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët.

Në garë për Lukakun është përfshirë edhe Juventus dhe tani belgu është shumë pranë transferimit te rivalët e Interit.

Drejtuesit e Interit nuk mbajtën premtimin e dhënë ndaj Contes dhe tani dëshirojnë që ti dhurojnë dy dhurata strategut italian.

Siç raporton Corriere dello Sport, kryesia e Interit dëshiron të transferojë një mesfushor dhe një sulmues.

Sa i përket mesfushës, Interi do të tentojë të transferojë Ivan Rakitic ose Arturo Vidal.

Rakitic pritet të largohet nga Barcelona këtë verë dhe sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën te Interi.

Për sulmin drejtuesit e Interit kanë piketuar yllin e Atalantës Duvan Zapata. Kolumbiani ishte surpriza më e madhe në Serie këtë sezon duke shënuar 23 gola.

Zapata vlerësohet 40 milionë euro dhe është më i lirë se Lukaku, ndërsa për Rakitic Barcelona ka kërkuar 50 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here