Probleme për Conten, lëndohet ylli i Interit!

Ndalet Diego Godin.

Qendërmbrojtësi uruguaian, i cili ka debutuar me zikaltrit në miqësoren e luajtur kundër Paris Saint-Germain, ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e majtë në stërvitje.

Ai pritet të qëndrojë larg fushave për të paktën 20 dite dhe nuk do të jetë në dispozicion të ekipit për ndeshjen e parë të kampionatit që zikaltrit do të luajnë kundër Leçe-s.

“Vizita e zhvilluar në Istituto Humanitas të Rozzano-s ka evidentuar një dëmtim muskulor në pjesë e përparme të kofshës së majtë. Gjendja e lojtarit do të rivlerësohet javë pas jave”, ka qenë komunikata zyrtare e klubit milanez.

Conte, i cili është akoma në pritje të një sulmuesi, nuk do t ë ketë në  dispozicion një nga përforcimet më të rëndësishme të verës. Gjithsesi, para se të merrej Godin, trajneri ka provuar D’Ambrosio-n në mbrojtjen me tre lojtarë, në krah të De Virj dhe Skriniar. Një tjetër zgjidhje është edhe Bastoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here