Titulli do të rikthehet në Milano: Conte me një dyshe ballkanike në sulm synon Scudetton

Romelu Lukaku është gjithnjë e më pranë transferimit te Juventusi dhe Neroaxurët synojnë lojtarë të tjerë për vijën e sulmit.

Siç shkruan Sky Sport, për Interin në sulm këtë vit do të luajnë dyshja ballkanike Rebic-Dzeko.

Sipas informacioneve të fundit, Interi është pranë marrëveshjes me Romën për Mauro Icardin dhe në këtë operacion pritet të përfshihet edhe Edin Dzeko.

Sa i përket Rebic, Interi është në bisdedime me Eintracht Frankfurt dhe klubi gjerman ka kërkuar 40 milionë euro për kroatin, ndërsa Neroaxurët po përpiqen ta ulin shumën në 30 milionë euro.

Interi këtë merkato ka transferuar Diego Godin, Valentin Lazaron, Stefano Sensin dhe Barellan.

Antonio Conte po krijon skuadrën e tij me të cilën do ta synojë Scudetton.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here