Inter e kërkon, Dzeko i vendos ultimatum Neroaxurëve

Edin Dzeko është duke pritur të transferohet te skuadra tjetër italiane Inter.

Sulmuesi i Romës ka filluar përgatitjet me Giallorosët, por mendjen e ka te Interi.

Klubi zikaltër ka një marrëveshje personale me Dzekon, por ende nuk ka arritur ta bind Romën për ta lënë të lirë lojtarin.

Inter ka bërë dy oferta fillimisht 13 milionë dhe pastaj 15 milionë, por që të dyja janë hedhur poshtë nga Roma.

Giallorosët po kërkojnë 20 milionë euro për ta lënë të lirë boshnjakun të largohet.

33-vjeçari i ka vendosur ultimatum skuadrës së Interit nëse duan ta transferojnë ose jo.

Sipas medieve italiane, nëse Inter nuk arrin ta transferojë atë deri më datën 11 gusht, atëherë Dzeko më nuk do t’i pres dhe do të vendos qëndrimin te Roma, ose do të shikoj ndonjë opsion tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here