Kante komenton zërat që e lidhin me PSG

N’Golo Kanten ka thënë se është i nderuar me interesimin e Paris Saint-Germain, por që nuk do të shkojë askund në këtë verë.

Lojtari 28-vjeçar  është njëri ndër mesfushorët më të mirë defanziv në botë, derisa po lidhet me një rikthim në vendlindjen e tij.

Mesfushori i Chelseat  ka deklaruar se është i nderuar me interesimin e klubeve të mëdha mirëpo nuk do të largohet nga Stamford Bridge në këtë verë.

“Ndihem i nderuar që klube të mëdha janë të interesuara për mua, por kur trajneri ju dëshiron në skuadër dhe në projektet e tij, është diçka e mirë”, ka thënë Kante.

“Por, unë jam i lumtur që kam zgjedhur Chelsean dhe ndihem mirë këtu. Jam duke i bërë planet e mija për sezonin e ri, nuk mendoj të largohem në këtë verë”, ka shtuar më tej francezi kur është pyetur për PSG-në.

Kante ende nuk ka arritur ta tregojë vetën nën urdhrat e Frank Lamaprdit, shkaku i lëndimit në gju, mirëpo pritet të jetë i gatshëm për përballjen ndaj Manchester Unitedit, që do të jetë ndeshja e parë e Bluve në sezonin e ri të Ligës Premier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here