Reali nuk ka të ndalur: Mbretërit transferojnë yllin portugez

Reali është njëra ndër skuadrat më aktive në merkato dhe Los Blancos po punojnë fort për ta ndërtuar një skuadër të fortë për sezonin e ri.

Ditëve të fundit Reali është në kërkim të mesfushorëve dhe Los Blancos kanë siguruar shërbimet e mesfushorit holandez, Donny van de Beek.

Mbretërit po punojnë për transferimin e Pogbas, ndërsa sipas informacioneve të fundit, Reali është futur në garë për yllin portugez, Bruno Fernandes.

Fernandes pritet të largohet nga Sportingu dhe interesim për të kanë shfaqur Manchester United dhe Tottenham.

Siç raportojnë mediat portugeze, në garë për Fernandes është futur edhe Reali. Zidane ka kërkuar nga Perez transferimin e portugezit.

Në rast se Fernandes duhet të zgjedh mes United, Tottenham dhe Real Madrid, padyshim se Santiago Bernabeu do të ishte destinacioni i preferuar i portugezit.

Sportingu për lirimin e Fernandes ka kërkuar 80 milionë euro dhe mbetet ta shohim se ku do të përfundojë portugezi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here