Super goditje: Milani shkëmben Silvan me talentin italian

Siç raporton Corriere dell Sera, Milani po tenton me çdo kusht të lirohet nga Andre Silva.

Interesim për portugezin ka shfaqur Monaco dhe klubi francez është i gatshëm të ofrojë yllin e saj Pietro Pellegri në këmbim të Silvas.

Pellegri është qendërsulmues dhe është vetëm 18-vjeç. Ai është pjesë e përfaqësueses së Italisë U-19.

Pellegri ka shënuar 1 gol sezonin e kaluar në Ligue 1 dhe mbetet ta shohim nëse Milani do ta shkëmbejë Silvan me Pellegrin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here