Arrin në Manchester mbrojtësi më i shtrenjtë në botë

Harry Maguire ka mbërritur në terrenin e stërvitjes në Carrington të Manchester United përpara se të kompletojë transferimin prej 90 milionë eurove nga Leicester.

26-vjeçari erdhi në mëngjesin e sotëm në Manchester me një Range Rover të zi.

Është e kuptueshme se mbrojtësi anglez ka shkuar në qytetin anglez për të finalizuar edhe detajet e fundit përpara transferimit të tij rekord.

Maguire iu nënshtrua testeve mjekësore gjatë fundjavës dhe është vendosur të konfirmohet si një lojtar i United më së largu deri nesër.

Ai do të stërvitet me shokët e tij të ri javën e ardhshme, megjithëse është e paqartë nëse ai do të luajë në një ndeshje me dyer të mbyllura kundër Blackburn Rovers në Carrington sonte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here