Icardin e pret “ferri” në Milano, nëse nuk largohet nga Interi, për 2 vite do të…

Interi ka zbarkuar dje në Londër, teksa sot pritet që të luajë miqësoren e radhës kundër Totenhemit.

Ashtu siç pritej, në listën e të grumbulluarve të Antonio Kontes nuk bënte pjesë Mauro Ikardi, pasi ky i fundit mëngjesin e djeshëm u ka rikonfirmuar drejtuesve të klubit se nuk do të largohet nga Milano, pasi nuk kërkon në asnjë mënyrë që t’i qëndrojë larg bashkëshortes Vanda si dhe fëmijëve.

Prandaj, është apo jo pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm, argjentinasi do të mbetet zikaltër, të paktën sipas kontratës. Një zgjedhje e tillë gjithsesi nuk e ka prekur aspak “gjeneralin” Konte, i cili ka zbardhur listën e të grumbulluarve për duelin e sotëm që starton në orën 16:05, sfidë të cilën Mauro Ikardi, gjithmonë nëse dëshiron, do të mund ta ndjekë vetëm nga televizori i shtëpisë.

Por, tek Interi ia kanë bërë të qartë. “Gazzetta dello Sport” shkruan se nëse Ikardi nuk largohet, atë e pret “ferri”. Argjentinasi nuk do të futet fare në fushë, dhe nuk do të grumbullohet në asnjë ndeshje, për plot 2 vite, deri atëherë kur i mbaron kontrata. Diçka e tillë, duket se ka dakordësinë e drejtuesve dhe vetë trajnerit Konte, për të shtyrë akoma më shumë Ikardin drejt largimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here