Skandal: Tifozët e Zenitit e presin Malcom me mbishkrime raciste

Tifozët e Zenit St Petersberg kanë protestuar në mënyrë të tmerrshme kundër transferimit të Malcom nga Barcelona me një mbishkrim racist të shfaqur dje gjatë ndeshjes së tyre.

Malcom së fundmi është bashkuar me skadrën ruse për një tarifë prej 36 milionë funte pas një viti jo të mirë në Barcelonë, ku ka pasur 15 paraqitje dhe vetëm një gol.

Gjatë ndeshjes së Zenitit kundër Krasnodar në ligën ruse, tifozët e tyre mbajtën një mbishkrim duke e fyerë edhe klubin për transferimin e një lojtari me ngjyrë, transmeton Indeksonline.

Në atë mbishkrim thuhej ‘Zeniti dhe lojtarët e zi ’.

Por sipas tifozëve ata nuk janë racist mirëpo mungesa e lojtarëve të zi në këtë skuadër është thjeshtë një traditë.

“Ne, si klubi më verior i qyteteve të mëdha evropiane, nuk kemi qenë kurrë të lidhur mendërisht me Afrikën, sidoqoftë, me Amerikën e Jugut, Australinë ose Oqeaninë”.

E kjo nuk është hera e parë që Rusia është përfshirë në skandale racizmi, qoftë në nivel vendor, qoftë në nivel ndërkombëtar.

Calum Hudson-Odoi i Chelsea ishte fyer po ashtu me thirrje raciste në Europa League kundër Dinamo Kiev.

Përveç kësaj, kombëtarja u gjobit me 22,000 £ pas thirrjeve raciste në miqësoren e tyre kundër Francës në maj 2018, një muaj para fillimit të Kupës së Botës në Moskë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here