Drejtori sportiv i Juventusit në Angli jo vetëm për Kanselon, edhe një lojtar tjetër drejt largimit nga bardhezinjtë

Daniele Rugani u fol në fillim se mund të largohet nga Juventusi, dhe ofertat janë të shumta në drejtim të mbrojtësit.

Sipas asaj që shkruan “Sportitalia”, për italianin është futur në garë edhe një skuadër tjetër nga Premier Liga. Thuhet se Juventusi refuzoi një ofertë nga Arsenali, të cilët e kërkonin lojtarin në formën e një huazimi 2-vjeçar.

Por, tani edhe Uolverhemptoni interesohet për 25-vjeçarin, të cilin e shikojnë si profilin ideal për mbrojtjen e tyre. Pas Patrik Kutrone, tani anglezët dëshirojnë edhe një tjetër lojtar nga Seria A, dhe shumë shpejt pritet të nisin bisedimet me kampionët e Italisë.mauro-icardi-daniele-rugani-inter-juventus-serie-a-04282018_cxluudu9aje81sjc973a483hu

Drejtori sportiv i Juventusit ndodhet në Londër, dhe pas përfundimit të shkëmbimit Kanselo-Danilo, me Mançester Sitin, mund të nisë negociatat edhe për Ruganin me Uolverhemptonin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here