Gotze befason: Triumfi në Kupën e Botës më vështirësoi karrierën

Ylli i Borussia Dortmund, Gotze, asokohe i rivalit Bayern Munich, ishte dashur të ishte një ndër më të mirët në botë dhe pati një ndikim vendimtar në ndeshjen më të madhe të jetës së tij, kur shënoi golin e vetëm të finales kundër Argjentinës në ‘Maracana’.

Por, pasi nuk arriti të punojë shumë në vitet pasuese, duke u rikthyer te Dortmund dhe duke mos u ftuar nga ekipi kombëtar pas një çrregullimi metabolik që e la jashtë fushave atë për pesë muaj, Gotze pranon se pritja u bë e madhe.

“Sapo të ndalem së luajturi, me siguri do të jetë përvoja që unë do ta dua më së shumti, gjëja e parë që më vjen në mendje”, tha ai për The Athletic.“Nuk ka asgjë më të mahnitshme [sesa goli në finalen e Botërorit]”.“Por për karrierën time aktive, nuk ishte aq e mahnitshme, ndoshta. Përgjigja e fortë emocionale krijoi pritshmëri të mëdha”.

“U bë në mendjen e njerëzve se unë isha djali që shënoja gola vendimtar në lojërat vendimtare gjatë gjithë kohës. Ky ishte supozimi atje dhe ja si përfundoi”, deklaroi gjermani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here