ZYRTARE: Liverpool konfirmon transferimin e dytë këtë sezon

Liverpool ka finalizuar transferimin e Adrian si lojtar i lirë, që është njëkohësisht transferi i dytë i ‘Të Kuqëve’ këtë verë pas blerjes së talentit Sepp van den Berg.

Portieri 32-vjeçar ka nënshkruar një marrëveshje me ‘Reds’ pas largimit të Simon Mignolet në Club Brugge më herët sot.

“Ndihem vërtet i lumtur; me të vërtetë i lumtur që jam këtu, për të punuar në këtë klub të shkëlqyeshëm dhe të filloj të bëj gjërat e mia në fushë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai për Liverpoolfc.com.

Adrian arrin në Anfield pas gjashtë sezoneve me West Ham United.

Spanjolli u bashkua me ‘Hammers’ nga Real Betis në korrik 2013 dhe bëri 150 paraqitje për këtë klub.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here