ZYRTARE: Man Utd nënshkruan me Maguire, thyhet rekordi botëror

Maguire ka nënshkruar një kontratë gjashtë vjeçare, me mundësinë që të zgjasë edhe për një vit.

26-vjeçari u bashkua me Leicester në vitin 2017 dhe ka bërë 76 paraqitje, duke shënuar pesë gola.

“Jam i lumtur që kam nënshkruar për këtë klub të shkëlqyeshëm. Unë e kam shijuar plotësisht kohën time në Leicester dhe do të doja të falënderoja të gjithë në klub, dhe tifozët, për mbështetjen e tyre fantastike gjatë dy sezoneve të kaluara”.

”Sidoqoftë, kur Manchester United vjen duke trokitur në derën tuaj, është një mundësi e jashtëzakonshme”, ishin fjalët e para të anglezit si lojtar i ‘Djajve të Kuq’.

Ndryshe, transferimi i Harry Maguire thyen rekord botëror, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë (90 mln euro).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here