Arsenali i madh po kthehet: Formacioni i Topçinjëve për sezonin e ri (FOTO)

Arsenali mund të ndërtojë një skuadër të fuqishme për sezonin 2019/20, por vetëm nëse i kompleton edhe tri transferime.

Skuadra londineze  në sezonin e kaluar përfundoi në vendin e pestë, derisa në edicionin e ri do të shpresojnë që të rikthehen në Ligën e Kampionëve.

Goal.com raporton se Gunners po tentojnë që në këto tri ditë të mbetur të afatit kalimtar ta realizojnë transferimin e Kieran Tierneyt nga Celticu, Daniele Ruganit dhe Sami Khediras nga Juventusi.

Deri më tani, Topçinjtë kanë transferuar Dani Ceballos në formë huazim nga Real Madridi dhe Nicolas Pepen për 80 milionë euro nga Lille.

Arsenali do të kishte një formacion tejet të fuqishëm për sezonin e ri, nëse arrin që t’i realizojë këto tri shënjestra që janë pothuajse lehtë të realizueshme në ditët e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here