Juventus prezanton fanellat e treta për sezonin e ri (VIDEO)

Juventusi i ka prezantuar edhe zyrtarisht fanellat e treta për sezonin 2019/20.

Bianconerët kanë zbuluar sot (e marte) fanellat që do t’i bart në ndeshjet si mysafirë, përveç atyre të dyta.

Klubi italian do t’i ketë fanella të prodhuara nga Adidasi, ndërsa do të jenë të dominuar nga ngjyra e blu.

Përveç ngjyrës blu, fanella do të ketë edhe ngjyrën e bardhë të pranishme në pjesën e krahëve, të logos dhe të sponsorit.

Fanella e tretë thuhet se po pëlqehet shumë nga tifozët e Juventusit, mirëpo ajo e dyta është duke e dominuar dyqanin e Zonjës së Vjetër për dallim nga ajo kryesore.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here