Raiola ka gjetur mënyrën për ta transferuar Pogban te Reali

Mino Raiola po dëshiron që me çdo kusht ta largon Paul Pogban nga skuadra e Manchester Unitedit.

Agjentit italian i kanë mbetur më pak se tre ditë (është pothuajse e pamundur që Djajtë e Kuq të lënë francezin të largohet) gjersa po pret lëvizjen e radhës të Real Madrid, ai ka filluar ta “shfrytëzojë” Juventusin.

Është e vërtetë që mesfushori ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme bardhezinjtë dhe qytetin e Torinos, por plani i tij i parë është të luajë në Madrid.

Raiola thuhet se po i bën presion tërthorazi madrilenëve përmes mediave se kampioni italian është pranë rikthimit të mesfushorit francez.

Në të vërtetë mediat angleze raportojnë se Mino i ka ofruar klubit anglez Dybalan dhe njërin nga lojtarët tjerë, Blaise Matuidin ose Mario Mandzukicin.

Ndryshe, ai tash e sa ditë gjendet në Angli, ku kohët e fundit e transferoi Moise Kenanin e Juves në Everton gjersa po përpiqet që Romelu Lukakun e Unitedin ta dërgojë drejt Juves ose Interit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here