Zbulohet arsyeja se pse Conte largoi Nainggolan, Inter ka gjetur pasuesin!

Që në stërvitjen e parë zikaltër, Antonio Conte mori veçmas Mauro Icardin dhe Radja Nainggolan duke i bërë me dije se nuk ishin në planet e tij.

Një vendim që bëri jo pak bujë ky, por që sigurisht u përcoll me polemika edhe nga tifozeria, duke qenë se potenciali i dy futbollistëve dihet që është i rëndësishëm.

Disa folën për karakterin e tyre në dhomat e zhveshjes, që qëndron si hamendësim, të tjerë për faktin se nuk mund të përkonin me idetë e trajnerit. Por, nëse argjentinasi ende nuk ka gjetur ekip dhe është i burgosur si zikaltër, belgu u transferua te Cagliari.

Motivi? Sepse Conte e ka zgjedhur me kohë pasardhësin e tij… Sipas FC Interneës.it, trajneri italian ka vendosur që atë rol në mesfushë ta luftëtari Arturo Vidal, të cilin Barcelona e ka nxjerrë në shitje. Problem është rroga, por duke qenë se korrikun dhe gushtin do t’ia paguajnë katalanasit, atëherë Interit i takojnë vetëm 7 mln euro rrogë.

Drejtuesit zikaltër kanë nisur kontaktet me agjentin për të përdorur huazimin me të drejtë blerje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here