Bombë: Albian Ajeti transferohet në Premier League

Sulmuesi i Zvicrës, me origjinë shqiptare, Albian Ajeti do e vijojë karrierën e tij në Premier League, tek skuadra e West Ham.

Klubi londinez ka paraqitur ofertën prej 11 milionë euro në zyrat e Basel dhe këta të fundit janë pozitivë ndaj kësaj oferte, që me siguri do e pranojnë dhe gjithçka do të mbyllet brenda pak ditësh.

22-vjeçari ka qenë golashënuesi më i mirë i Baselit në dy sezonet e fundit dhe klubi zviceran do të humbasë kështu një nga shtyllat e ekipit. Në ndeshjen ndaj Thun Ajeti nuk ishte i grumbulluar fare, kështu pritet të ndodhë edhe për sfidën ndaj Linz në kualifikueset e Champions League dhe e gjithë kjo lidhet me transferimin e tij në Londër.

Tek “Çekiçët” Ajeti do e ketë të vështirë të gjejë direkt një vend titullari, pasi për këtë duhet të duelojë me lojtarë si Haller dhe Chicharito.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here