Neuer dhe Lewandowski: Kemi nevojë për përforcime

Niko Kovac ka vendosur një qëllim këtë sezon, fitimin e Ligës së Kampionëve. Megjithatë të gjithë janë të vetëdijshëm se trajneri kroat ende nuk ka një ekip të gatshëm për të luftuar klubet më të forta evropiane.

Yjet e Bayern Munichut, Robert Lewandowski dhe Manuel Neuer kanë folur publikisht për përforcimet e reja.

“Ne kemi nevojë për tre lojtarë të tjerë. Edhe po të vjen Leroy Sane, ne kemi nevojë për një sulmues tjetër të krahut. Ne kemi mbetur pa Franck Riberyn, Arjen Robben dhe Jamesin gjersa nuk kemi sjellë ndonjë lojtar me përvojë Gjithashtu, ndoshta, kemi nevojë për përforcime në mesfushë”, tha Lewandowski, i cili ishte i pakënaqur me pozitën në klub.

Neuer gjithashtu u bëri thirrje drejtuesve të bavarezëve që të forcojnë skuadrën deri në fund të afatit të verës.

“Unë besoj se Shefat do ta bëjnë punën e tyre, kështu që ne përsëri do të kemi një ekip konkurrues që mund ta fitojë Ligën e Kampionëve. Ky është qëllimi dhe ambicia jonë. Sezoni i kaluar ishte zhgënjyes dhe nuk dua ta fsheh atë”, pohoi gjermani.

Ndryshe, Bayerni ka humbur luftën e parë të sezonit, ku pësoi humbje kundër Borussia Dortmundit në kuadër të Superkupës së Gjermanisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here