Çmendet Milani: Rosonerët sakrifikojnë yllin e tyre për dyshen Modric-Correa

Milani është i gatshëm ta shesë Gianlugi Donnarumman për ta financuar transferimin e dyshes Luka Modric, Angel Correa.

PSG është në kërkim të një portjeri dhe në shënjestrën e Parisienëve është pikërisht Donnarumma.

La Gazzetta dello Sport, raporton se një ofertë rreth 60 milionë euro do të ishte e pranueshme për Milanin.

Rosonerët me paratë e arkëtuara nga shitja e Donnarumma do të nisnin sulmin për Luka Modric dhe Angel Correan.

Rosonerët kanë arritur marrëveshje me Correan dhe për momentin mungon akordi me Atleticon e Madridit.

Modric nga ana tjetër ia ka konfirmuar shokëve se do të largohej nga Reali vetëm për tu transferuar te Milani.

Kroati është i gatshëm të heq dorë nga paga e tij prej 12 milionë eurove në sezon për tu transferuar në San Siro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here