Publikohet lista me kandidatët kryesorë për lojtarin më të mirë në Ligën e Kampionëve

Liverpooli është shpallur muaj më parë kampion i Ligës së Kampionëve.

Kjo ka bërë që të ketë më së shumti lojtarë të nominuar për futbollistin e vitit të garës më prestigjioze evropiane për klube.

Për më të mirin e portës janë nominuar Alissoni i Liverpoolit, Hugo Llorris i Totetnham Hotspur si dhe portieri i Barcelonës, Marc-André ter Stegen.

Në fazën e mbrojtjes dyshja e klubit anglez, Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold si dhe Virgil van Dijk gjithashtu në këtë repart është edhe Matthijs de Ligt, ish-futbollisti i Ajaxit, tani futbollist i Juventusit.

Jordan Henderson i Liverpoolit, Frenkie de Jong, si ish-lojtar i Ajaxit dhe tani futbollist i Barcelonës si dhe Christian Eriksen i Tottenham Hotspurs janë në listën e lojtarëve që mund të shpallen më të mirë të mesfushës.

Për fazën e sulmin garojnë Sadio Mane i Liverpoolit, Lionel Messi i Barcelonës si dhe portugezi i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Ndryshe, më të mirët e ligës elitare evropiane do të shpallen në ditët që do të hedhet shorti për edicionin e ri, përkatësisht me 29 gusht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here