Scudetto do të rikthehet në Milano: Formacioni i Interit pas transferimit të Lukakut (FOTO)

Një merkato e pasur me surpriza mes parakalimeve dhe hapave pas të shumë protagonistët e kësaj vere, mes të cilëve Romelu Lukaku, qershia mbi tortë. Juventusi tentoi t’ia bënte dhuratë Mauricio Sarrit, i cili do të preferonte gjithsesi edhe Ikardin, një tjetër dëshirë të kampionëve të Italisë.

Por, sot Interi fitoi një tjetër duel me rivalët e vjetër, duke transferuar nga Mançester Junajtid objektivin kryesor të sulmit dhe i dhënë formë skuadrës së Antonio Kontes, që lojën do ta prodhojë nga mbrojtja në sulm. Dora e trajnerit të ri është e dukshme në shtëpinë zikaltër. Skuadra po punon fort për të qenë gati fizikisht kur të nisë sezoni dhe taktikisht, për ta përthithur sa më shpejt filozofinë e lojës së trajnerit.

Skuadra që do të zbresë në fushë duhet të ushtrojë vazhdimisht presing ndaj kundërshtarit, diçka që e bënë për periudha të gjata gjatë turneut veror të “ICC”, duke e gjetur golin edhe pa një sulmues të deklaruar. Në sulm, u shfaq mirë Espozito, por Konte tani do të ketë lojtarin e tij të preferuar. Romelu Lukaku, 1.90 metër dhe me një peshë rreth 90 kilogramë, ka treguar se pavarësisht muskujve monstruozë, lëviz shpejt në zonë. Nuk është një pykë statike dhe Interi mund ta vendosë në dispozicion të skuadrës.

 

Një futbollist që do të jetë pikë referimi në lojën që do të prodhojë grupi i Kontes, i cili do të ketë vetëm një qëllim: të bëjë të shënojë pykën e parë. Në skemën e re 3-5-2 do të jenë të shumtë krosimet që do të mbërrijnë nga krahët për belgun dhe forca fizike e belgut mund ta shndërrojë në një terminator të vërtetë për mbrojtjet kundërshtare. Me 48 gola që në moshën 26-vjeçare me kombëtaren belge, ai është shënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së “djajve të kuq”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here