Shpërtheu në Kupën e Amerikës, Gabriel Jesus dënohet rëndë

22-vjeçari shënoi dhe dha një asist para se të ndëshkohej me të kuq në fitoren 3-1 të Brazilit ndaj Perusë në Maracana më 7 korrik – që ishte hera e nëntë që ‘Selecao’ kishte fituar kurorën në futbollin  e Amerikës së Jugut.

Sulmuesi i Manchester Cityt u përlesh me gjyqtarin kilian Roberto Tobar pasi mori kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje në Carlos Zambrano të Perusë përpara se të shtynte monitorin VAR dhe të qante në tunel.

Organi drejtues i futbollit të Amerikës së Jugut njoftoi të mërkurën për ndalimin dy-mujor për Jesusin, në një deklaratë duke thënë se “lojtari është pezulluar të luajë ndeshje zyrtare dhe miqësore me ekipin e tij kombëtar në atë periudhë kohe.”

Ata vendosën që Jesus ka thyer nenet 7.1 dhe 7.2 të Rregullave Disiplinore për “sjellje në një mënyrë fyese ose shpifjeje të çdo lloji”.

Ai gjithashtu u gjobit me 30,000 dollarë dhe do të humbasë miqësoret kundër Kolumbisë dhe Perusë në shtator, por ka shtatë ditë për të apeluar dënimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here