Takefusa Kubo largohet nga Real Madridi?

Talenti ka impresionuar gjatë para-sezonit të Real Madrid duke lënë shumë të besojnë se ai mund të jetë në planet e Zinedine Zidane.

Megjithëse ideja fillestare ishte që Kubo të punojë nën urdhërat e Raul në Real Madrid Castilla, Valladolid kanë bërë një kërkesë dhe Los Blancos e kanë pranuar atë, sipas emisionit televiziv spanjoll El Chiringuito.

Pronari i Valladolid, Ronaldo, thuhet se ka kërkuar vetë 18-vjeçarin, dhe marrëdhëniet e mira që ai mban me ish-klubin e tij mund të jenë jetike që japonezi të huazohet atje.

Kubo shihet si një nga talentët më me prespektivë dhe kësisoj ai konsiderohet për planet afatgjate të Realit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here