Arsenali i madh po kthehet: Ja formacioni i Topçinjëve për sezonin e ri (FOTO)

Arsenali do të futet me ambicie të mëdha në sezonin e ri pas disa goditjeve të mëdha në merkato.

Topçinjtë patën një merkato të shkëlqyeshme. Arsenali shpenzoi 141 milionë stërlina në përforcime, ndërsa goditja më e madhe ishte transferimi i Nicolas Pepe.

Arsenali shpenzoi 72 milionë paund për Pepen dhe ai u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit. Përveç Pepes, në Emirates u transferuan Kieran Tierney (27 milionë euro), David Luiz dhe Dani Ceballos.

Unai Emery ka marrë përforcimet e kërkuara dhe për sezonin e ri do të ketë një skuadër konkurrente. Objektivi kryesorë i Arsenalit për këtë sezon është rikthimi në Ligën e Kampionëve, por nuk përjashtohet mundësia që Topçinjtë të garojnë për titullin në Premier League.

Arsenali do të ketë një treshe të frikshme në sulm me Aubameyang, Lacazette, Pepe.

Në mesfushë pritet të luajnë Ceballos, Guendouzi dhe Xhaka. Në mbrojtje Tierney, Luiz, Sokratis dhe Niles.

Përveç titullarëve, Arsenali do të ketë lojtarë cilësorë edhe në stol.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here