Formacionet zyrtare: Liverpool dhe Norwich e hapin sezonin e ri të Premier League

Liga Premier do të fillojë sezonin 2019/20 me përballjen që do të zhvillohet në ‘Anfield Road’ në mes të Liverpoolit dhe Norwich Cityt nga ora 21:00.

The Reds në sezonin e kaluar përfunduan në vendin e dytë, një pik pas kampionit të dyfishtë, Manchester Cityt, andaj në këtë edicion të ri duan t’i ndryshojnë gjërat.

Skuadra e Jurgen Kloppit do të tentojë që në sezonin 2019/20 ta rikthejë trofeun e ligës më të fortë në botë në stadiumin e tyre, por që u duhet shumë punë.

Kampioni i gjashtëfishtë i Evropës në këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Nathaniel Clyne që është i lënduar në gju, mirëpo pjesa tjetër do jenë të gatshëm.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Henderson, Wijnaldum, Origi, Salah, Firmino.

Formacioni startues i Norwichit: Krul, Aarons, Hanley, Godfrey, Lewis, Trybull, Mclean, Buendia, Stiepermann, Cantwell, Pukki.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here