Interi pa “frena” në merkato, nis interesimin për “yllin” e Lacios

Duket se merkatoja e Interit nuk do të ndalet me blerjen e Lukakut. Drejtuesve zikaltër, tashmë iu është hapur “oreksi” dhe do të tentojnë një nga mesfushorët më të mirë të Serisë A, serbin Sergej Milinkoviç-Saviç.

Siç raporton “Gazzetta Dello Sport”, Lotito, presidenti i Lacios është gati të nisë tratativat, pas atyre që dështuan me Mançester Junajtid.

 

Nëse Zhoao Mario dhe Mauro Ikardi, i cili vlerësohet 75 milionë euro, do të shiten në kohën e duhur dhe me shifrat e duhura, Interi do të bëjë lëvizjen e madhe për serbin.

Lotito nuk dëgjon asnjë ofertë më të ulët se 90 milionë euro dhe kështu Interi duhet t’i bëjë llogaritë mirë, para se të shkojë me një ofertë zyrtare te Lacio.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here