Nicolas Pepe në dyshim për ndeshjen ndaj Newcastle, zbulohet arsyeja

Nicolas Pepe, sulmuesi i transferuar nga Lille tek Arsenal për 80 milionë euro, mund të mos zbresë në fushë për ndeshjen e parë të kampionatit kundër Newcastle.

Futbollisti ka rikuperuar formën pas pjesëmarrjes në Kupën e Afrikës me Bregun e Fildishtë, por pjesëmarrja e tij është në dyshim.

“Pepe ka punuar me ne për një javë. Unë dua që ai të ndihet mirë me shokët e skuadrës, me trajnerët dhe stërvitjen tonë. Ndryshe punohet këtu dhe ndryshe te Lille. Unë dua që ai të luajë në momentin më të mirë të mundshëm. Do ta vendos të dielën”, ka thënë trajneri Emery.

Trajneri i Topçinjve mund të mos ketë në dispozicion as francezin Lacazette, i cili ka probleme me kaviljen e djathtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here