Superlajm: Emery e konfirmon se Xhaka do të jetë kapiten i Arsenalit!

Granit Xhaka do të jetë kapiteni i parë i Arsenali, kështu ka konfirmuar trajneri Unai Emery.

“Për momentin kemi tre kapitenë: Xhaka, Nacho dhe Ozil. Unë do të zgjedh edhe dy të tjerë”,tha trajneri spanjoll, që në bazë të renditjes së cilësuar nga ai, i takon mesfushorit zviceran shiriti i kapitenit.

Emery vijoi më tej duke thënë se dy kapitenët e tjerë do t’i caktojë kur merkato të mbyllet në të gjithë botën, edhe pse në Angli ka përfunduar dhe nuk pritet të ketë më largime të tjera nga skuadrat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here