Manchester City deklason West Hamin me rezultat 0-5 në ndeshjen e parë të sezonit

Manchester City e ka nisur mbrojtjen e titullit në Premier League me një fitore të pastër 5-0 në fushën e West Ham.

Ndeshja është zhbllokuar pas 25 minutash me Gabriel Jesus, teksa goli i dytë është realizuar nga Sterling në minutën e 51-të. Tri minuta më vonë ka ardhur edhe goli i parë në historinë e Premier League që është anuluar nga VAR, që ka bërë debutimin në kampionatin anglez.

Gabriel Jesus, në fakt, ka trefishuar për miqtë në të 54-ën, por braziliani, siç kanë treguar imazhet, ka qenë në pozicion jashtë loje.

Gjithsesi, 15 minuta më vonë Sterling ka trefishuar për “Qytetarët” duke realizuar golin e tretë dhe Aguero ka shënuar të katërtin me penallti në të 84-ën.

Argjentinasi ka shënuar me tentativën e dytë, duke parë se e para është ndalur nga portieri Fabianski, i cili ka lëvizur me herët seç duhet dhe penalltia është përsëritur pas ndërhyrjes së VAR-it.

Në minutën e 91-të ka ardhur edhe goli i tretë personal i Sterling dhe i pesti për Manchester City-n, që ka parakaluar Liverpool-in në renditje dhe ka marrë kreun e renditjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here